Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËLigji/ Ndalohet të përdoret emri që mban vajza e liderit Kim Jong...

Ligji/ Ndalohet të përdoret emri që mban vajza e liderit Kim Jong Un.

Në Korenë e Veriut është e ndaluar të përdoret emri që mban vajza e liderit Kim Jong Un.

Autoritetet e Koresë së Veriut po i detyrojnë vajzat dhe gratë të ndryshojnë emrat e tyre, nëse ato quhen Kim ‘Ju Ae’.

Për të bërë këtë ndryshim, autoritetet u kanë lënë 1 javë kohë. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, ky emër është i rezervuar tani vetëm për personalitete me ‘dinjitet shumë të lartë’.

Edhe në të kaluarën, qytetarët në Korenë e Veriut janë ndaluar që të përdorin të njëjtët emra si udhëheqësit dhe të afërmit e tyre. Edhe vetë Kim Jong Un i ndaloi burrat të mbanin emrin e tij në vitin 2014.

Vajza e liderit koreanoverior besohet se është 10 vjeç dhe është e vetmja nga 3 fëmijët e tij që është bërë publike për popullin. Disa ekspertë shprehen se ky është një veprim i qëllimshëm, pasi spekulohet se ajo do të jetë pasardhësja e tij.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME