Një zjarr ka përfshirë paraditen e sotme kodrat me ullishte dhe pyll në Kuman të Fierit.
Të favorizuara edhe nga era flakët janë përhapur me shpejtësi duke u shtrirë në një siperfaqe të konsiderueshme, duke rrezikuar dhe antenat e kompanive celulare
Menjëherë në vendngjarje pas lajmërimit të banorëve të cilët kanë pikasur zjarrin , kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Rroskovecit, Fierit e Patosit.
Sipas banorëve është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga flakët ndërkohë që tymi është përhapur gjithandej.
Maks Goga nenkryetari i bashkisë Roskovec pohonë se falë punës së 4 automjeteve zjarrfikse Fier, Patos, Roskovec, forcave zjarrfikse dhe banorëve u be e mundur fikja e zjarrit.
Paraprakisht jane djegur afro 10 ha tokë pyll dhe me ullinjë dhe afro 3 mijë rrënjë ullinjë.
Do ngrihet komisioni per verifikim e do demshperblehen fermerët e dëmtuar nga zjarri.
Policia po punon për gjetjen e autorit të vënies së zjarrit.