Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZjarri shkrumbon 9 hektarë pyll dhe ullishte, digjen afro 3 mijë rrënjë...

Zjarri shkrumbon 9 hektarë pyll dhe ullishte, digjen afro 3 mijë rrënjë ullinjë (vidio)

Një zjarr ka përfshirë paraditen e sotme kodrat me ullishte dhe pyll në Kuman të Fierit.

Të favorizuara edhe nga era flakët janë përhapur me shpejtësi duke u shtrirë në një siperfaqe të konsiderueshme, duke rrezikuar dhe antenat e kompanive celulare

Menjëherë në vendngjarje pas lajmërimit të banorëve të cilët kanë pikasur zjarrin , kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Rroskovecit, Fierit e Patosit.

Sipas banorëve është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga flakët ndërkohë që tymi është përhapur gjithandej.

Maks Goga nenkryetari i bashkisë Roskovec pohonë se falë punës së 4 automjeteve zjarrfikse Fier, Patos, Roskovec,  forcave zjarrfikse dhe banorëve u be e mundur fikja e zjarrit.

Paraprakisht jane djegur afro 10 ha tokë pyll dhe me ullinjë dhe afro 3 mijë rrënjë ullinjë.

Do ngrihet komisioni per verifikim e do demshperblehen fermerët e dëmtuar nga zjarri.

Policia po punon për gjetjen e autorit të vënies së zjarrit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME