Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETHyri të vjedhi pula në kotec, kapet dhe e bëjnë për spital

Hyri të vjedhi pula në kotec, kapet dhe e bëjnë për spital

Kuçovë – Kishte hyrë në një shtëpi në Kuçovë për të vjedhur pula,hajduti kapet dhe masakrohet nga pronari i banesës, 52-vjeçari Lefter Brisku është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në qytetin e Kuçovës. Një 52-vjeçar, teksa ka hyrë në ambientet e banesës së një shtetasi, ka tentuar të vjedhë disa pula, por është përballur me të zotin e shtëpisë, duke rënë pre e dhunës së tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen “11 janari” pak pas mesnate, pranë varrezave të qytetit. Mësohet se shtetasi Lefter (Krenar) Brisku është kapur mat nga i zoti i shtëpisë me një thes me pula që i kishte vjedhur në kotec, ndërsa më pas ka ndërhyrë djali i këtij të fundit, 20-vjeçari me inicialet B.Sh, i cili ka nisur ta dhunojë. Mësohet se hajduti, i cili mendohet se ka qenë në gjendje të dehur, ka pësuar fraktura të forta në kokë.

Pas sinjalizimit të policisë nga pronari i banesës, në vendin e ngjarjes mbërriti dhe ambulanca, e cila e transportoi fillimisht hajdutin drejt spitalit të Kuçovës, ku pasi iu dha ndihma e parë u transportua drejt spitalit të Beratit dhe më pas në spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë të specializuar,pasi gjendja e tij ishte kritike.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME