Lushnje – Një person hetoet i lirë ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga forcat e policisë në zonën e Lushnjes, njoftojnë burime zyrtare të policisë.
Një shtetas pasi ka konsumuar alkool dhe është bërë “tapë” ka shkuar duke goditur portën e kushuririt të tij duke e kërcënuar atë, ndërsa në një fshat tjetër një person në orët e vona të natës ka qëlluar me armë zjarri në fshat dhe poliia është vënl në kërkim për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 39 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur me sende të forta derën e banesës së një shtetasi (kushëriri i tij), dhe e ka kanosur atë. Nga këto veprime, si dhe për shkak të gjendjes së dehur, është dëmtuar vetë 39-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e një shtetasi (për arsye hetimi nuk bëjmë me dije emrin), pasi dyshohet se në fshatin Thanasaj, Lushnjë, gjatë natës, ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.