Përkeqësimi i treguesve të arsimit në Shqipëri është jashtëzakonisht shqetësues dhe një sinjal i fortë alarmi.
Sipas Eurostat, Shqipëria renditet e fundit në rajon përsa i takon nivelit të të rinjve që përfundojnë nivelin e studimeve të mesme dhe të larta.
Për vitin 2021, Shqipëria është përkeqësuar në këtë tregues duke rënë në 55.7% nga 74% që ishte në vitin 2010, ndërkohë që të gjitha vendet e rajonit kanë arritur përmirësime të dukshme, krahasuar po me vitin 2010.
Kjo ndodh sepse banda e “Rilindjes” është kthyer në një armike e arsimit, e mundësive dhe e së ardhmes së të rinjve shqiptarë.
Prandaj dhe ndryshimi është një domosdoshmëri. Ne duam t’i japim fund gjendjes së vështirë ku ndodhet Arsimi sot në Shqipëri. Ndaj ne kemi vendosur ta shpallim arsimin prioritetin e prioriteteve të Partisë së Lirisë.
Shqipëria u përket të rinjve!