Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKim flet për zgjedhjet/ Berisha i kujton urimin për Ramën në 28...

Kim flet për zgjedhjet/ Berisha i kujton urimin për Ramën në 28 Prill

Ambasadorja amerikane zhvilloi disa takime për procesin e zgjedhjeve në 14 Maj këtë të mërkurë, në fillim në selinë e Partisë Socialistë, pastaj tek Kryesia e Kuvendit për Enkelejd Alibeajn dhe pastaj Ilir Metën në selinë e Partisë së Lirisë.

Më pas, njoftoi se temë e takimeve ishin standartet e zgjedhjeve lokale, që nga keqpërdorimi i të dhënave personale, presioni ndaj administratës, mediat etj.

Por nga Mallakastra, Sali Berisha i ka kujtuar se pas 25 Prillit, ambasadorja ishte e para që uroi Edi Ramën përmes një postimi të saj, kur rezultati përfundimtar ende nuk ishte zyrtarizuar.

“Nuk ke asnjë moral, nuk ke asnjë të drejtë të flasësh për zgjedhjet ti në këtë vend, sepse ti je e para që shkove dhe i urove Edi Ramës me urdhër të McGonigal, zgjedhjet më të vjedhura, më të rrënuara më të plaçkitura në historinë e vendit. Mos mendo ti se mund të ju shesësh për moral shqiptarëve, amoralitetin” u shpreh Berisha.

Kreu i demokratëve i referohet një mesazhi të ambasadores amerikane në Twitter në datën 28 Prill, pra vetëm 3 ditë pas votimit. Në këtë mesazh ambasadorja uroi Ramën për fitoren e mandatit të radhës, megjithëse raporti i OSBE-së që doli më pas kishte shënuar një mori parregullsish.

 “Përgëzojmë kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren e tyre elektorale. Ne gjithashtu përgëzojmë dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha, për udhëheqjen e një fushate të fortë, që i dha zë shumëkujt dhe frymëzoi shpresë. Më e rëndësishmja, ne përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë.

Duke njohur rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e popullit shqiptar. Ne shpresojmë të punojmë me Shqipërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Raporti paraprak i OSBE/ODIHR duhet të përdoret për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri. Ne përsërisim që zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”, shkruajti atëherë ambasadorja Kim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME