Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTJa shkatërrimet nga tifozët e Feyenoord-it, Romë, Marseille dhe Tiranë

Ja shkatërrimet nga tifozët e Feyenoord-it, Romë, Marseille dhe Tiranë

Ishte viti 2015, kur Roma u përball me dhunën e tifozëve të Feynoordit që tronditi kryeqytetin. Të papërmbajtshëm, ultrasit holandezë vërshuan në qytet, duke shkaktuar dëme të mëdha e duke bërë të ngriheshin asokohe pyetje edhe për sanksione të mundshme apo pasojat që mund të pësonte ekipi i tyre.

Po ashtu skenat e dhunës u përsëritën edhe në qytetin francez, përpara se episode të ngjashme të shiheshin dhe në Tiranë të martën.

Aktet e dhunës në Tiranë nga tifozët e Holandës, kanë marrë vëmendje të madhe në mediat ndërkombëtare. “Associated Press” shkruan për përleshjet mes tifozëve të ekipit italian dhe atij holandez me policinë shqiptare.

Kurse “Reuters” e vendos theksin tek efektivët e plagosur gjatë ndërhyrjes ku u shmang përleshja e drejtpërdrejtë mes dy tifozerive. “Corriere Dello Sport”, gazetë me qendër në kryeqytetin italian, e konsideron një guerilje të vërtetë urbane dhunën në Tiranë dhe raporton për 51 italianë të dëbuar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME