Vezët renditen midis produkteve më të shëndetshme ushqimore në planet, por vezët kanë edhe një reputacion të keq sepse të verdhat e tyre janë shumë të pasura me kolesterol. Një vezë mesatare përmban 186 mg kolesterol, që është 62% e masës së rekomanduar ditore. Njerëzit besonin se nëse haje kolesterol, kjo do të rriste përqindjen e kolesterolit në gjak dhe do të kontribonte në sëmundjet e zemrës. Por rezulton se sa më shumë të hani kolesterol aq më pak do të prodhojë trupi juaj.
Si i rregullon trupi nivelet e kolesterolit?
Kolesteroli është një strukturë molekulare që është pjesëz thelbësore e çdo membrane qelizore. Përdoret gjithashtu për të formuar hormone si: testosteroni, estrogjeni dhe kortizoli. Trupi ka krijuar rrugë për të siguruar që të kemi gjithmonë mjaftueshëm prej tij duke e prodhuar nëpërmjet mëlçisë. Por kur hamë shumë ushqime të pasura me kolesterol, mëlçia fillon të prodhojë më pak.
Çfarë ndodh kur konsumojmë shumë vezë në ditë?
Për shumë dekada, njerëzit janë këshilluar të limitojnë konsumin e vezëve, ose të paktën të verdhën e vezëve. Rekomandime përfshijnë 2-6 vezë në javë. Gjithsesi nuk ka mjaftueshëm mbështetje shkencore për këtë limit. Reagimi ndaj sasisë së konsumuar të vezëve varet nga individi. 70% e njerëzve nuk kanë asnjë efekt në kolesterolin total ose atë të keq. Në 30% të njerëzve, këto rezultate rriten paksa. Thënë kjo, studimet tregojnë që vezët ndryshojnë pjesëzat e kolesterolit të keq nga të vogla në të mëdha. Personat që kaně elemente të mëdha të kolesterolit kanë një risk më të ulët për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.