Champions League ka rezeruvasr ndeshje spektakolar për fazën çerekfinale, ku do të kemi dhe një finale të parakohshme. Manchester City, që cilësohet si favorite për triumfin final, do të sfidojë Bayern, një tjetër ekip që ka shanse të mëdha për të fituar kompeticionin. Fituesit e këtyre dueleve do të sfidohen në fazën çerekfinale.
Real Madrid do të sfidojë Chelsea-n, një skuadër që në fakt ka pasur një ecuri me oshilacione. Ashtu siç pritej do të ketë dhe një duel italian mes Milanit dhe Napolit.
Interi ka pasur disi më fat, pasi do të ketë duel me Benficën, por nuk do të jetë aspak e thjeshtë, pasi ekipi portugez.
Sfidat çerekfinale:
Real Madrid-Chelsea
Inter-Benfica
Manchester City-Bayern Munchen
Milan-Napoli
Finalja do të zhvillohet në stadiumin “Ataturk” të Stambollit më 10 qershor 2023