Fier – Skema kombetare prej 3.3 miliarde lekesh e akorduar nga Ministria e Bujqesise ne ndihme te fermereve ka sjelle radhe te gjata ne Fier.
Dy pikat e aplikimit , prane Agro- Pikes dhe prane zyrave te ekstensionit bujqesor kane shenuar radhe te gjata aplikuesish.
Fermerë e blegtorë pohojnë se ka sorollatje në nxjerrje e plotësim dokumentash si dhe bredhje sa në një cep në cepin tjetër të Fierit. Do ishte më mirë të kishte më shumë pika aplikimi sepse kjo që harxhojmë duke bredhur per dokumenta e aplikim eshte me e lart se kostua e naftës që arrim.
Fermeret shprehen se eshte e veshtire te aplikosh ndersa edhe mungesa e internetit ka bere qe prane ketyre pikave te kete dyndje te fermereve per te aplikuar .
Aplikimi eshte celur kete 20 mars dhe do te vijoje deri ne 11 prill, nderkohe qe fermeret kane pohuar se shtimi i zyrave per te aplikuar do ua lehtesonte shume procesin e aplikimit.