Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETJa disa metoda për të larguar yndyrën në gjak

Ja disa metoda për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rezistencën ndaj insulinës, po ashtu përbënë pikënisjen e shumë sëmundjeve dhe shqetësimeve shëndetësore ndaj duhet mbajtur nën kontroll.

Nëse niveli i yndyrave është mbi 200 mg/dl atëherë konsiderohet si i lartë dhe nëse ai arrin mbi 500 mg/dl atëherë është tepër i lartë. Nivelin e yndyrave në gjak mund ta ulni nëpërmjet disa trajtimeve natyrale pa përdorur medikamente.

Kufizimi i sheqerit

Kufizimi ose eliminimi i sheqerit është një mënyrë e mirë për uljen e nivelit të yndyrave. Këtu përfshihen edhe ëmbëlsuesit natyralë, siç është edhe mjalti. Në vend të sheqerit mund të hani fruta dhe mos përdorni ëmbëlsues artificialë, që kanë pasoja të dëmshme në shëndet.

Eliminoni bukën dhe makaronat

Buka e bardhë, makaronat e patatet përmbajnë niseshte, një karbohidrat që ka një vlerë të lartë glicemie e që rrjedhimisht mund të rrisë nivelet e sheqerit dhe të yndyrave në gjak. Në vend të tyre mund të zgjidhni drithëra të plota, elb, perime, arrorë dhe fara.

Shmangni yndyrat e ngopura

Për të ulur yndyrat në gjak, shmangni yndyrat me bazë shtazore. Këto yndyra gjenden tek mishi i kuq, gjalpi dhe djathi. Vajrat vegjetalë janë kryesisht të shëndetshëm përveç atyre që përpunohen. Për shembull, shumica e ushqimeve të skuqura apo industriale përmbajnë yndyra të dëmshme.

Kufizimi i alkoolit

Kaloritë e tepërta të marra nga alkooli konvertohen shumë shpejt në yndyra dhe magazinohen në trup. Nëse nuk hiqni dorë totalisht nga alkoli mundohuni të paktën të përgjysmoni sasinë e konsumuar rregullisht.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME