Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAPapa Francesku shtrohet në spital/ Kishte vështirësi në frymëmarrje

Papa Francesku shtrohet në spital/ Kishte vështirësi në frymëmarrje

Papa Francesku është shtruar në spitalin Gemelli të Romës prej pasdites së kësaj të mërkure. Vatikani njoftoi se ai po kryente disa kontrolle të planifikuara më parë. Ansa raporton se ditët e fundit Ati i Shenjtë është ankuar për vështirësi në frymëmarrje.

Zyra e Shtypit e Vatikanit tha se rezultatet e analizave nxorën një infeksion respirator (përjashtohet infektimi me Covid 19). Sipas të njëjtave burime trajtimi do të kërkojë disa ditë terapi mjekësore në spital.

“Papa Françesku është i prekur nga me mesazhet e shumta të marra dhe shpreh mirënjohjen për afërsinë dhe lutjet”, – thuhej në njoftim. Në spital ai po mbahet nën masa të rrepta sigurie. Përveç një interviste që Papa kishte caktuar në Vatikan pasditen e së mërkurës janë anuluar edhe seancat e planifikuara për nesër dhe pasnesër.

Papa Francesku ndodhet në apartamentin e katit të 10-të, të ashtuquajturin “dei Papi”, të cilin e përdori edhe për shtrimin 10-ditor pas operacionit në zorrën e trashë më 4 korrik 2021. Të njëjtën dhomë ka përdorur disa herë më parë edhe Papa Gjon Pali II.

Sipas asaj që ANSA raporton nga burime të saj brenda spitalit Papa i ka përfunduar të gjitha analizat. Pasi nuk kishte probleme me zemrën, ai u nënshtrua analizave të frymëmarrjes. Situata, sipas mjekëve, nuk duket të jetë shqetësuese.

Grafia e gjoksit ka dalë negative. Ky element vlerësohet si një lehtësim për gjendjen e 86-vjeçarit. Sipas asaj që mësohet, Papa, ishte shfaqur i buzëqeshur në audiencën e mëngjesit, por u duk paksa i lodhur kur e ngritën nga karrigia me rrota për të shkuar në karrigen papale. Më vonë ai u dërgua me ambulancë në spital. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME