Friday, December 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSkandali/ Bashkia Patos a po i jep para për depozitimin e plehrave...

Skandali/ Bashkia Patos a po i jep para për depozitimin e plehrave personave në kërkim?

Patos – Tjetër skandal me Inceneratirët. Në një kohë kur SPAK ka sekuestruar inceneratorët dhe procesi eshte nen hetim, ku pronarët e tyre janë shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, Këshilli Bashkiak në Patos ka kaluar marrëveshjen për projekt vendimi për lidhjen e marrëveshjes “Për depozitimin e mbetjeve pranë zonës së trajtimit të mbetjeve Landfill Fier” me shoqërinë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” Sh.p.k. incenerator i cili esnde nuk ka filluar nga puna dhe funksionon vetëm si gropa për hedhje të mbeturinave.

Kjo është zhvilluar në mbledhjen e këshillit bashkiak Patos në datën 27 mars. Në një kohë që opozita e ka ngritur me të madhe vjedhjen e miliona dollarëve të qytetare dhe kalimin e tyre në dorë të pesonave që janë shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, xhepat e banorëve të bashkisë Patos do të boshatisen akoma më shumë. Kjo është dhurata që bashkia e Patosit, kryebashkiakia në ikje Rajmonda balilaj dhe këshilli bashkiak po i bëjnë dhuratë” banorëve të kësaj bashkie. Ky është shpërblimi që këshilltarët socialistë i bëjnë dhuratë qytetarëve të tyre, socilistëve që i votuan në duke u boshatisur në fund mandatit të tyre , duke ua marr të ardhurat qytarëve dhe duka ua kaluar personave ql janl në kërkim nga drejtësia

Më poshtë keni të dhënat e mbledhjes (pika 13) së këshillit bashkiak si dhe fotot

Të nderuar qytetarë!

Ju njoftojmë se në datën 27.03.2023 në orën 10:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak. Mbledhja u drejtua nga Zëvendës Kryetarja e Këshillit Bashkiak Znj.Albiona Lamaj.

Mbledhja u zhvillua sipas rendit më poshtë:

1-Miratimi i rendit të ditës.

2-Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Këshillit e datës 21.02.2023.

3-Informacion mbi vendimet e miratuara në mbledhjen e datës 21.02.2023.

4-Miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar 6% për muajin shkurt 2023.

5-Miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë për muajin shkurt 2023.

6-Miratimin e pr/vendimit për një ndryshim në VKB-në nr 92.12.2022, Mbi miratimin e nivelit të pagave të Bashkisë.

7-Mbi miratimin e tavaneve përgatitore të programit buxhetor afat-mesëm 2024- 2026.

8-Mbi miratimin e pr/vendimit për dhënien e autorizimit dhe privatizimin e banesës në Lagjen 1 Maj për qytetaren Luiza Hoxha.

9-Mbi miratimin e pr/vendimit për miratimin e fillimit të proçedurës së privatizimit të ish zyrave të ndërmarrjes NFP me çertifikatë pronësie me pronar Bashkia Patos.

10-Për përjashtimin nga taksat vendore për tokën bujqësore për fermerët: Z. Enver Dogani, Znj. Dallandyshe Bardhaj, Z.Jonus Hasanaj për shkak të dëmeve të shkaktuara nga zjarri.

11-Shqyrtimin e kërkesës së qytetarit Sefret Kripa për ndihmë financiare për rast sëmundje.

12-Shqyrtimin e kërkesës së organizatës së veteranëve të luftës për ndërrimin e emrit të shkollës së mesme “Zhani Ciko”.

13-Projekt vendimi për lidhjen e marrëveshjes “Për depozitimin e mbetjeve pranë zonës së trajtimit të mbetjeve Landfill Fier” me shoqërinë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” Sh.p.k.

Vendimet e këshillit pas zbardhjes publikohen në www.vendime.al si dhe në faqen zyrtare të bashkisë në rubrikën Këshilli/Vendime

Burime informacioni nga bashkia Patos kanë pohuar se në mbledhjen e këshillit bashkiak nuk është miratuar tarifë , por i është kërkuar kompanisë së inceneratorëve që të dërgojë tarifat e detajuara që të shqyrtohen në mbledhje të këshillit bashkiak dhe më pas do të dërgohen për miratim në një mbledhje të këshillit bashkiak. Po ky burim infoemacioni pohoi se meqënëse nis fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore këshilli bashkiak do të mblidhet vetëm për probleme emergjente , për rastin në fjalë i mbetetkëshillit të ri bashkiak që të mblidhet për të marr vendim

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME