Pas kandidatëve për kryetarë, ka nisur “rrjedhja” e kandidatëve për këshilltarë nga kampi i Enkelejd Alibeajt drejt atij të Berishës.
Mësohet se Skënder Kapiti ka dhënë dorëheqjen dhe i është bashkuar grupit të Igli Carës, i cili kandidon nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Durrës.
Kapiti iu bashkua fushatës elektorale të Igli Carës në Durrës, pak ditë pasi u vendos si kandidat në listën e këshilltarëve nga Alibeaj. Mësohet se vendimi i Kapitit është shoqëruar me debate në PD-në zyrtare.
Deri më tani, nga lista e emrave të grupimit të Alibeajt për kryetarë bashkie janë tërhequr gjashtë kandidatë.