Sheshet e Prishtinës janë mbushur me numër të madh të qytetarëve nga e gjithë Kosova për të marshuar për drejtësi.
Marshit po i prijnë familjarët e ish-krerëve të UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë. Si bashkëshortja e ish-presidentit Thaçi me djalë, bashkëshortja e ish-kreut të Kuvendit Veseli me vajzë etj.
Si kurrë më parë, Prishtina është mbushur nga qytetarët në marshin për drejtësi.
Aty vazhdimisht po brohoritin qytetarët emrat e ish-liderëve që po mbahen në Hagë.