Këto janë momentet e aksidentit të rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësori në zonën e Astirit në kryeqytet që ndodhi pasditen e së dielës.
Në videon e publikuar nga Klan News shihet këmbësori teksa kalon nga njëra anë e trotuarit duke tentuar të kapërcejë në anën tjetër të rrugës kryesore të Unazës së Madhe.
Teksa ka kaluar njërën gjysmën e karrexhatës në këmbë dhe ka kapërcyer murin ndarës mes korsive, tenton të kalojë gjysmën tjetër. Por fatkeqësisht, është përplasur nga një prej automjeteve.
Goditja ka qenë e fortë dhe viktima ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Policia nuk e ka identifikuar ende viktimën, teksa grupi hetimor shkoi në vendngjarje.