Paris SG po përgatitet për ndryshime të mëdha në sezonin e ardhshëm, për të synua triumfin në Champions League, një trofe që po kthehet në obsesion. Sipas raportimeve të medieve vendase, PSG po mendon që të bëjë një “revolucion francez” në skuadër.
Përveç emrave nga kampionatet e huaja, parizienët kërkojnë që të afrojnë lojtarë nga Ligue 1 si: Khephren Thurman i Nice, Youssouf Fofana i Monaco apo edhe Rayhan Cherki i Lyon.
Te PSG janë të vetëdijshëm se që të bëjnë të mundur afrime të tilla së pari duhet “pastruar” skuadra dhe emrat që me shumë mundësi do të “sakrifikohen”, sipas medieve franceze janë Lionel Messi, Neymar, Carlos Soler dhe Juan Bernat. ”Pleshti” së fundmi ka një ofertë të majme nga Arabia Saudite, e cila duket se po e tundon.