Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMEFermeri zbulon gropën gjigante në arat e tij

Fermeri zbulon gropën gjigante në arat e tij

Një tjetër çarje gjigante i është shtuar gropave që janë parë së fundmi veçanërisht në Rajonin e Anadollit Qendror pas lëkundjeve të forta të tërmetit.

Një gropë me një diametër prej 5 metrash dhe një thellësi prej 10 metrash u formua në tokën e zbrazët në Aksaray. Ishte një fermer i zonës, i cili zbuloi gropën e frikshme.

“E konstatuam për herë të parë në fshatin tonë në pellgun e Tuz Gölü. Shpresoj që ngjarje të trishtueshme të mos ndodhin më.”

Gropa doli në sipërfaqe kur ujërat nëntokësore u tërhoqën dhe dheu u shemb në tokën e zbrazët pranë fshatit Yeşiltomek të rrethit Sultanhanı.

“E kemi parë shpesh në lajme, por e kemi parë për herë të parë në fshatin tonë në pellgun Tuz Gölü. Thuhet se është formuar nga tërheqja e ujërave nëntokësore”, vijon më tej fermeri turk.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME