Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrau kunatën dhe më pas veten, gruaja në krevat me fëmijën 2...

Vrau kunatën dhe më pas veten, gruaja në krevat me fëmijën 2 vjeç. Detaje tronditëse nga krimi në Shkozë

Detaje tronditëse dalin në dritë nga krimi i rëndë në Tiranë ku Roland Sinani i mori jetën kunatës së tij dhe më pas vrau veten.

Krimi i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Shkozës. Mësohet se viktima, Migena Sinani ka qenë në dhomën e gjumit duke fjetur në krevat me vajzën 2-vjeçe, kur vëllai i bashkëshortit hyri brenda dhe e ekzekutoi me armë.

Ndërsa fëmija tjetër i viktimës ndodhej në dhomë me gjyshërit, të cilët nuk kanë dëgjuar asgjë. Ata janë shoqëruar në polici për të dëshmuar në lidhje me ngjarjen dhe janë shfaqur në gjendje të rëndë psikologjike.

43-vjeçari pasi ekzekutoi gruan e të vëllait, doli në oborr dhe vrau veten.

Dyshohet se autori i krimit të rëndë vuante nga depresioni dhe ishte i pamartuar. Ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Bashkëshorti i 37-vjeçares nuk ndodhej në banesë kur ndodhi vrasja pasi punonte si taksist natën. Çifti raportohet se ishin prindër të dy fëmijëve të mitur.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME