Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËEscobar në Tiranë, flet për 14 Majin: Kandidatët të jenë me integritet...

Escobar në Tiranë, flet për 14 Majin: Kandidatët të jenë me integritet të lartë

Gabriel Escobar ka kërkuar në emër të SHBA-ve që kandidatët për zgjedhjet lokale të 14 Majit, të jenë me integritet të lartë. Këtë mesazh dha zv/ndihmës Sekretari i SHBA-ve për Çështjet Evropiane dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, në takimet që zhvilloi sot me zyrtarët më të lartë në vend, si me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Xhaçka dhe liderë të tjerë.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka postuar në Twitter foto nga këto takime duke dhënë edhe detaje. Sipas ambasadës Escobar nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme bashkiake në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

“Ai diskutoi gjithashtu për bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për prioritetet rajonale dhe globale, duke përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës”, thuhet ndër të tjera në postimin e ambasadës së SHBA.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME