Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËI doli fjala ''Çarls Darvinit'' të Roskovecit

I doli fjala ”Çarls Darvinit” të Roskovecit

Nga Flamur Çepele

Ai është një veteriner i vjetër, por i papunë. Pothuajse çdo mëngjes ulej tek ky stol poshtë ullirit.

E përshëndesja dhe me shaka e mirëprisja: ”Erdhe o ”Çarls Darvini” i papunë i Roskovecit!”


Para pak muajësh, duke zënë vënd pikërisht tek ky stol më dha lajmin e zymtë: ”Nesër do të largohem familjarisht e përfundimisht nga Roskoveci! Prita vite të tërë të ushtroja profesionin tim në një copë punë, por nuk ma dhanë. Tani mjaft më! Në djall qeveritë dhe pushtetet mbushur me mashtrues, të paaftë dhe lëpirësa!”


Nuk e kisha parë kurrë aq të mërzitur.

Pasi u qetësua i bëra një pyetje me bisht: ”Si biolog veteran që je, si e parashikon të ardhmen demografike të qytetit të Roskovecit? Cilat specie do të dominojnë me tepër: Njërzit apo kafshët?”
”Kafshët”, ma priti ai pa u menduar gjatë.


Dhe ja realiteti i sotëm! Po i del fjala ”Çarls Darvinit” të Roskovecit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME