Një tjetër trafikant në Burton të Britanisë së Madhe ka dalë para gjykatës si pjesë e rrjetit të ngritur nga një grup shqiptarësh të goditur nga policia pas një hetimin 1-vjeçar. Razvan Ionel-Manoliu, 27 vjeç, nga Village Mews u deklarua fajtor për shpërndarje drogash të forta që përpara se të përballej me gjyqin. Ai ishte pjesë e një bande të drejtuar nga vëllezërit shqiptarë Edmond dhe Eduard Haziri, të cilët kontrollonin tregtinë e lëndës narkotike në atë që njihet si grupi “Eddie line”. Ata lëvizën kokainȅn nga Londra në East Staffordshire, South Derbyshire dhe North West Leicestershire.
6 anëtarë të bandës u dënuan më 30 mars për përpjekjen e tyre për të trafikuar kokainë, pas një gjyqi 8-javor në gjykatën e kurorës Derby. Gjyqi dëgjoi sesi Grazmend Hoxha do të udhëtonte nga shtëpia e tij në Leicester në Londër dhe do të kthehej në Midlands për të ri-furnizuar shpërndarësit e shumtë të bandës, të cilët ua shisnin drogën deri në 145 klientëve në ditë.
Nga kjo tregti banda përfitoi qindra mijëra paund nga prilli 2021 deri në mars 2022. Anëtarët e bandës të dënuar në gjyq ishin: Edmond Haziri, 36 vjeç, me adresë jo fikse, Eduard Haziri, 34 vjeç, nga Shardeloes Road, Lewisham, Londër, Grazmend Hoxha, 47 vjeç, nga Denis Close, Leicester, Samuel Stoica, 25 vjeç, nga Burton Crescent, Wolverhampton, Simion Stoica, 22 vjeç, nga Jeremiah Road, Wolverhampton, Kirsti Prifti, 23 vjeçe, me adresë fikse.
Ndërsa 4 anëtarë të tjerë, duke përfshirë Ionel-Manoliu të Burton, e kishin pranuar tashmë fajin. Ata ishin Alban Krasniqi, 34 vjeç, nga Blackheath Hill, Londër, Daniel Stavrat, 29 vjeç, me adresë jo fikse, Razvan-Ionel Manoliu, 27 vjeç, nga Village Mews, Burton dhe Joshua Garrigan, 32 vjeç, nga Charnborough Road, Coalville.