Milan dhe Real Madrid janë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste për këtë edicion në Champions League. Kuqezinjtë barazuan 1-1 në stadiumin “Maradona”, duke u konfirmuar si “mace e zezë” për skuadrone Spallettit.
Ekipi i Piolit humbi penallti në minutën e 22-të, teksa Giroud do të ndalej nga një pritje fantastike e portierit Meret. Gjithsesi goli vonoi, po nuk do të mungonte, pasi sulmuesi francez do të shënonte në fundin e pjesës së parë, duke ju falur dhe një aksioni fantastik personal të Leaos.
Në pjesën e dytë, disa minuta nga fundi, Kvaratskhelia do të kishte mundësinë për të rihapur ndeshjen, por ai do të ndalej nga një pritje fantastike të Maignan. Në shtesën e ndeshjes, Osimhen mposhti portierin francez me njëgoditje me kokë. Me rezultatin e përgjithshëm 2-1, Milani shkon në gjysmëfinalen e Championsit, ku pret fituesin e duelit Inter-Benfica.
Real Madrid ashtu si në ndeshjen e parë, edhe në të dytën ka fituar pa shumë probleme, 2-0 ndaj Chelsea-t. Në “Stamford Bridge”, skuadra e Lampard tentoi shumë pak për të merituar diçka në këtë duel. Në minutën e 58-të, Rodrygo do të shënonte golin e avantazhit, pasi një pasimi të bukur nga Vinicius Junior. Braziliani nuk u ndal me kaq pasi në minutën e 80-të do të realizonte dhe golin e dytë.