Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha nga Patosi: Të tërhiqet çdo kandidat i Brava-Alibashës

Berisha nga Patosi: Të tërhiqet çdo kandidat i Brava-Alibashës

Në ditën që PD-ja e vulës hapi zyrtarisht fushatën me një tubim simbolik në Tiranë, ish-kryeministri Berisha ishte në Patos. Aty ai bëri thirrje që të votohet kandidatja e koalicionit “Bashkë fitojmë”, Sofije Alushaj. Berisha ishte mjaft i ashpër me krahun tjetër në Partinë Demokratike duke u bërë që të tërhiqet çdo kandidat i Enkelejd Alibeajt që sipas tij është futur gabimisht në garë.

“Të votojmë ndryshimin. Këtu Edi Rama nuk lë mjet pa përdorur kundër. Ka krijuar. Shikoni çfarë ndodh. Përdor lidhjet e krimit, njësoj siç ka kapur këtë Fatjonin për zverku, kudo ka kapur edhe ish-krerët e PD.

Çfarë janë Basha dhe Alibasha? Brava dhe Alibasha janë pengje të Edi Ramës. Sot ne zhvillojmë fushatë njëlloj si në 1991 me idealet, financat, përpjekjet tona. 2 milionë euro Brava-Alibasha kanë ndarë para të taksapaguesve opozitarë, të gjitha duhet të ishin të PD. 2 milionë euro. Të gjitha urdhrat i marrin nga PS.

Ndaj edhe unë nga kjo platformë i bëj thirrje çdo kandidat, apo kandidateje që gabimisht është regjistruar për Bravën-Alibashën të japë dorëheqjen në interesin më të mirë që ai ose ajo ka në PD. Basha dhe Aliabasha janë pengjet më të shëmtuar politike. Viktima të lidhjeve të tyre të krimit, dhe asnjë njeri nuk duhet t’i ndjekë ata, duhet t’ja lerë në oborr Edi Ramës aty ku ka” – tha Berisha që nuk i kurseu akuzat për kreun e qeverisë.

“Këta i kanë shndërrua pasuritë në mallkim. Nuk përfitoni asgjë nga nafta. I hoqën rentën. I mashtruan naftëtarët e Ballshit. I garantoj se kontratën do ta zbatojmë një për një. Dhe ai akt që ka bërë qeveria ndaj tyre është akt i madh pabesie, dhe meriton ndjekje penale. Nuk ekziston asnjë normë për ta. Koha është të votojmë ndryshimin.

Me Edi Ramën do të thotë përpara drejt varfërisë. Përpara me Edi Ramën do të thotë, përpara drejt të keqes. Përpara me Edi Ramën do të thotë, përpara drejt shkretimit dhe shpopullimit të vendit. Përprara me Edi Ramën do të thotë drejt të shkuarës, sepse të ardhme nuk kemi në qoftë se na ikin 800 mijë të rinj. Përpara me Edi Ramën do të thotë pasurim i pafre i qeveritarëve dhe klaneve të tyre, varfërim progresiv i qytetarëve” – e mbylli Berisha

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME