Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËFox News duhet të paguajë 787.5 milionë USD për lajme të rreme

Fox News duhet të paguajë 787.5 milionë USD për lajme të rreme

Kompania mediatike Fox News do t’i paguajë 787.5 milionë dollarë kompanisë “Dominion Voting Systems” të pajisjeve të votimit në SHBA. Kjo e fundit kishte ngritur një padi për shpifje për raportimet e këtij grupi mediatik për manipulim të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 kur Joe Biden fitoi ndaj Donald Trump.

Çështja përfundoi në gjykatë, por gjyqi nuk arriti të niste pasi që në seancën e parë u njoftua se palët kishin rënë dakord për ta zgjidhur konfliktin me marrëveshje. Akordi duhet që tashmë të marrë edhe miratimin e gjykatësit. Asnjëra nga palët nuk zbuloi kushtet e marrëveshjes përveç shumës që do të paguhet.

Në një konferencë për shtyp jashtë gjykatës, avokati i kompanisë “Dominion”, Justin Nelson tha se më shumë se 787 milionë dollarë, kjo shifër përfaqësonte “shfajësim dhe llogaridhënie”. Shuma është më pak se gjysma e 1.6 miliardë dollarëve që “Dominion” kishte kërkuar në padinë e saj.

E vërteta ka rëndësi. Gënjeshtrat kanë pasoja. E vërteta nuk njeh të kuqe apo blu. Njerëzit në të gjithë spektrin politik mund edhe të mos pajtohen për çështje ;të caktuara, madje edhe të një rëndësie të madhe. Por që demokracia jonë të durojë edhe 250 vite të tjera dhe me shpresë shumë më gjatë, ne duhet të mbajmë anën e fakteve” – tha avokati.

Në krahun tjetër në një deklaratë, Fox tha se marrëveshja pasqyron “angazhimin e tij të vazhdueshëm ndaj standardeve më të larta gazetareske. Ne shpresojmë që vendimi ynë për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje me Dominion në mënyrë miqësore, në vend të ashpërsisë së një gjyqi përçarës, i lejon vendit të ecë përpara” – thuhet në deklaratë.

Rupert Murdoch, shefi ekzekutiv 92-vjeçar i Fox, u thirr për të dëshmuar në këtë rast, së bashku me emrat më të njohur si: Tucker Carlson, Sean Hannity, Jeanine Pirro dhe Maria Bartiromo. Padia u pa si një nga përpjekjet më agresive për të bërë përgjegjës Fox News për përhapjen e gënjeshtrës se zgjedhjet e vitit 2020 ishin manipuluar. Për shkak të këtij pretendimi pati kërcënime kundër zyrtarëve zgjedhorë në të gjithë vendin dhe në fund nxiti sulmin e dhunshëm në Kapitol më 6 janar. 9 persona humbën jetën.

Ndonëse çështja u zgjidh, Dominion kishte zbuluar një gamë komunikimesh të brendshme të Fox që nxirrnin në pah se si gazetarët dhe të ftuarit e tyre e dinin se pretendimet për zgjedhjet e vjedhura ishin të rreme.

Fox ende përballet me disa beteja ligjore në lidhje me vendimin e saj për të transmetuar pretendime të rreme. Smartmatic, një tjetër kompani e pajisjeve të votimit, e ka paditur kompaninë për 2.7 miliardë dollarë. Abby Grossberg, një ish-punonjëse e Fox-it po e padit gjithashtu kompaninë, duke pretenduar se ajo u detyrua të jepte dëshmi të rreme. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME