Policia Fier ka pranuar në ambientet e saj dhe ka marr kallzimin e punonjësit Bato Dalipaj të bashkisë Patos i cili u dhunuar nga përgjegjësi i tij Petrit Pëllumbi në abiente e punës për shkk se nuk plotësoi formularin e dhënë nga ai për të shënuar 10 persona që do votonin PS për zgjedhjet e 14 majit
Policia
Rreth orës 16:10, shtetasi B. D., 55 vjeç (punonjës i ndërmarrjes së komunales, bashkia Patos), është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier, për të bërë kallëzim, duke pretenduar se në ambientet e punës, eprori i tij, shtetasi P. P. ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për shkak nuk ka pranuar të plotësojë një formular.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë njoftuar menjëherë Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, dhe në prani të oficerëve të Policisë Gjyqësore, shtetasit B. D. po i merret dëshmia në lidhje me rrethanat e ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet procedurale.
Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.