Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShefi i Krimit Ekonomik në Tiranë merrte 10 mijë euro në muaj...

Shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë merrte 10 mijë euro në muaj për të lejuar një Call Centre

Një “pagë” mujore për të lejuar një Call-Center të punonte për një zyrtar policie.

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për Erion Ismailin, i cili mban aktualisht pozicionin si shef sektori të krimit ekonomik në Policinë e Tiranës.

Sipas një denoncimi të bërë për zyrtarin e lartë të policisë thuhet se ai ka marrë rryshfet 10 mijë euro çdo muaj për të lejuar një call-center të kryente lirisht veprimtarinë mashtruese me bursat ndaj qytetarëve europianë.

Dyshohet se shefi i krimit ekonomik Erion Ismaili merrte këtë shumë çdo muaj nga subjekti që ndodhej në rrugën e Kosovarëve në Tiranë.

Policia ka ushtruar kontrolle në këtë call center ku sekuestroi disa kompjutera dhe pajisje të tjera. Gjatë këtij operacioni që u zhvillua me datën 15 Prill, u arrestuan Eduart Spasari, Fatmir Qershori dhe Mariglen Karaj. Ky i fundit është zyrtar i lartë në UKT.

Në momentin që policia i ka shkuar subjektit për kontroll, ata kanë kontaktuar me Karajn. Ky i fundit me mesazhe dërguar administratorëve të call centerit është shprehur se i ka dhënë 10 mijë euroshin Erion Ismailit me qëllim që ky biznes të mos prekej, raporton Klan tv.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME