Festivali mbarëkombëtar i aktrimit ‘Apollon’ ka përmbyllur rrugëtimin pesë ditor. Juria vlerësoi si aktoren joprotaginiste më të mirë Mimoza Marjanaku dhe Indrit Çobanin, ndërsa si aktorët protagoniste më të mirë u zgjodhën Olta Daku dhe Mentor Zyberaj. Pas përfundimit të organizmit aktori Ndriçim Xhepa kërkoi vëmendje nga qeveria dhe fonde për artin e kulturën.
Në ‘Teatrin e Bylisit’ është përmbyllur rrugëtimi pesë ditor i festivalit mbarëkombëtar të aktrimit ‘Apollon’ 2023. Pjesëmarrës ishin trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova, e Kroacia, vepra të autorëve shqiptare e të huaj, në gjininë e komedisë dhe monodramës, me tematika që i flasin realitetit sot.
Juria e festivalit e përfaqësuar nga aktorët Ndriçim Xhepa, Enver Petrovci dhe Luli Bitri vlerësuan si aktoren joprotaginiste më të mirë Mimoza Marjanaku dhe Indrit Çobanin, ndërsa si aktorët protagoniste më të mirë u zgjodhën Olta Daku dhe Mentor Zyberaj.
Bashkëpunimet teatrore janë të rëndësishme, u shpreh aktori Ndriçim Xhepa, ndërsa kërkoi më shumë vëmendje nga qeveria për artin e kulturën.
Festivali risolli kaste të njohura aktoresh të 9 trupave teatrore, të cilat dhuruan për publikun emocione të veçanta.