Fier – Një zënkë e çastit në mesditën e sotme ka bërë që Ermal Sino 42 vjeç ka qëlluar me çekiç Qazim Hemën duke e plagosur ndërsa vet është larguar në drejtim të paditur për policinë.
I plagosuri po merr ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa për autorin e dyshuar të ngjarjes policia pohonë se vuan nga depresioni.
Policia
Rreth orës 13:50, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, dyshohet për motive të dobëta, shtetasi E. S., 42 vjeç, banues në Fier, ka goditur me sende të forta (çekiç), shtetasin Q. H., 55 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Eshtë shpallur në kërkim 42-vjeçari dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.