Bota e atletikës është tronditur nga një humbje e papritur. Sprinterja amerikane Tori Bowie, është ndarë nga jeta në moshën 32-vjeçare. Në Rio 206 ajo u shpall nënkampione olimpike në 100 metra e mori edhe medaljen e bronztë në 200 metra. Boëie ishte dy herë fituese e medaljes së artë në stafetë në Olimpiadë dhe në Kampionatin Botëror 2017, ku u shpall edhe kampione bote në 100 metra. Shkaqet e vdekjes së sprinteres ende nuk janë sqaruar. Sipas asaj që u mësua nga mediat amerikan, Tori Bowie u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Florida.
“Jemi të shkatërruar që duhet të ndajmë lajmin e trishtuar për vdekjen e Tori Bowie – nënvizoi agjencia e saj Icon Management -. Kemi humbur një klient, një mike të dashur, një vajzë dhe një motër. Tori ishte një kampione, një fener drite që shkëlqeu kaq shumë”.
Menjëherë pas shpërndarjes së lajmit të hidhur ka reaguar edhe atletja tjetër amerikane, që në Rio 2016 mori medaljen e bronxtë, pas Bowie: “Më thyhet zemra për familjen e Tori. Një rivale burim drite. Energjia dhe buzëqeshja jote do të jenë gjithmonë me mua,” shkroi Shelly-Ann Fraser-Pryce.