Kryetari i komanduar e PD-së, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar në KQZ që medias t’i ndalohet etiketimi i ish kryeministrit Sali Berisha si kryetar të Partisë Demokratike.
Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi është shprehur se mediat e vendosin vetë politikën e tyre editoriale dhe se për ëktë nuk ka ndërhyrje as të AMA-s e as të KQZ.
Ai u bëri thirrje KQZ dhe AMA-s të ndalojnë përdorimin e emrin, logo-s dhe simboleve të partisë të PD-së nga subjekte të tjera zgjedhore, dhe të nisin një hetim administrativ ndaj mediave që sipas tij po konfuzojnë votuesin duke e cilësuar Sali Berishën kryetar të partisë.
Nuk flitet për pikëpamjet e qëndrimet që media të caktuara mbajnë ndaj udhëheqësve të ndryshëm politik por të një fakti juridik. Nëse ky fakt do pasqyrohet siç duhet, atëherë nuk ka pse presim përgjigje nga AMA. Çështja e politikës editoriale apo qëndrimet e tyre, është në tërësisht në vlerësim të tyre, as KQZ as AMA nuk ndërhyn dot. Ne kemi detyrimin të bëjmë me dije këtë fakt juridik. E konsiderojmë të përfunduar me këtë vendimmarrje pa patur nevojë pë përgjigje formale nga ana e AMA-s”- tha ai. Express