Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGoditet restoranti i trafikantëve shqiptarë në Belgjikë

Goditet restoranti i trafikantëve shqiptarë në Belgjikë

Autoritetet belge kanë goditur një rrjet të shpërndarjes së drogës në qytetin e Atwerp. 30 persona janë vënë në pranga nga kontrolli i rreth 30 banesave. Një pjesë e të arrestuarve janë shqiptarë. Në fokus ka qenë një restorant i quajtur “Atwerp Grill” në pronësi të shqiptarit Labinol L. Gjatë hetimeve, policia ka zbuluar aktivitetin e drogës, si edhe një sërë aktivitetesh dhe mallrash të paligjshme.

Hetimi filloi një vit më parë pas dyshimeve se në këtë restorant shpërndahej kokainë. Vendi frekuentohej nga shqiptarë, me precedentë të mëparshme penale për vjedhje, kontrabandë armësh, falsifikim parash dhe blerjen dhe shitjen e drogës. Të dyshuarit mbanin kontakte të ngushta me një spanjoll që kishte rrjetin e tij të bashkëpunëtorëve. Banda përdorte edhe pasaporta false dhe patenta shoferi.

Hetimi është zgjeruar më tej në Spanjë, ku të afërmit e të dyshuarit kryesor dyshohet se kanë bashkëpunuar në aktivitetet e tij kriminale dhe të pastrimit të parave. Pas marrjes në pyetje, një gjyaktë do të vendosë për arrestimin e të dyshuarve.

Policia sekuestroi 4 armë zjarri, dy silenciatorë, municione, jelek antiplumb, 35 mijë euro cash në Belgjikë dhe 25 mijë euro cash në Spanjë, 1.3 kg hashash, rreth 8 kg kokainë, disa ora luksoze, 13 makina dhe 1 shtëpi lëvizëse. Restoranti u mbyll ndërsa u ushtrua kontroll në një kantier ndërtimi ku mund të pastrohen paratë e krimit. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME