Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBlerja e votave, shoqërohet në polici Fredi Beleri

Blerja e votave, shoqërohet në polici Fredi Beleri

Shoqërohet në polici Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Himarës. Kandidati i opozitës dyshohet se është kapur duke blerë vota, por lidhur me ngjarjen nuk ka ende një njoftin zyrtar nga Policia e Shtetit. Bashkë me Fredi Belerin është arrestuar edhe një person tjetër.

Fredi Beleri u akuzua ditët e fundit nga kryeministri Edi Rama, pas një interviste në mediat greke ku fliste për helenizimin e Himarës.

Pak orë para shoqërimit në polici, Edi Rama ka sulmuar përsëri kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, i cili në një intervistë për mediat greke tha se do të helenizojë Himarën.

Rama e cilësoi Belerin një maskara që ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët shqiptarë në Greqi që të votojnë për të më 14 maj.

Ai tha se Napolon Çakalli dhe Spiro Koka janë personat që kërcënojnë emigrantët se do iu grisin letrat greke.

Kreu i qeverisë i paralajmëroi këta dy persona se do të merret personalisht me ata.

“Ky maskara ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët. Unë dua ta shfrytëzojë këtë emision për t’iu drejtuar dy personave me emër. Një Napolon Çakalli, i cili e di shumë mirë se kush është dhe një Spiro Koka, një tjetër personazh. Iu them që mos guxoni të merrni në telefon emigrantët që duan të votojnë ose që mund të vinë të votojnë, as për t’iu thënë që do vini të votoni patjetër për këtë injorantin këtu apo duke i thënë që po votuar për Goron e PS do iu grisim letrat greke dhe unë po iu them në sy do të merrem personalisht me ju të dy dhe jeni ju që rrezikoni që t’i humbisni letrat greke. Avokati më i madh i emigrantëve në Greqi dhe i minoritetit grek në Shqipëri jam unë dhe qeveria ime, është ky shtet”,-tha Rama gjatë intervistës në Opinion.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME