Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSherr në Mallakastër, i përfshirë edhe kandidati i PD Agron Kapllanaj

Sherr në Mallakastër, i përfshirë edhe kandidati i PD Agron Kapllanaj

Një konflikt është raportuar mbrëmjen e sotme në afërsi të zonës së Fratarit në Mallakastër.

“BalkanWeb” mëson se mbrëmjen e sotme është ndaluar shtetasi me iniciale “Sh.K., administrator i një kompanie private, pasi dyshohet se është konfliktuar me disa persona të tjerë. Sh K (Shkëlqim Kapllanaj) është vëllai i kandidatit të PD së Alibeajt për kryebashkial në Mallakastër

Bëhet me dije se i përfshirë në këtë ngjarje është edhe Agron Kapllanaj, kandidati i PD së Alibeajt. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e konflikti, policia ka shoqëruar disa persona./BW

Policia

Mallakastër/Kanosi me fjalë, kryetarin e njësisë administrative Fratar, procedohet penalisht 54-vjeçari.

Mbrëmjen e datës 13.05.2023, pas njoftimit të marrë nga shtetasi Sh. K., 56 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fratar, se në fshatin Fratar, e kishte kanosur shtetasi Sh. K., 54 vjeç, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë shoqëruar të dyja palët e përfshira në konflikt.

Në lidhje me konfliktin është njoftuar menjëherë edhe prokurori i gatshëm.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. K., 54 vjeç, pasi dyshohet se për qëllime elektorale, në favor të një kandidati për kryetar bashkie, ka kanosur me fjalë, shtetasin Sh. K., 56 vjeç, kryetar i njësisë administrative Fratar.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale “Kanosja”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME