Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËFredi Beleri fiton Himarën nga burgu

Fredi Beleri fiton Himarën nga burgu

Kandidati minoritar Fredi Beleri megjithese i arrestuar ka firuar bashkine e Himares. Ai qe 27 vota para kur pati mbetur dhe nje kuti me 150 vota per tu numeruar. Po as kjo kuti nuk e permbysi rezultatin.

E gjithë loja në këtë bashki luhej jashtë kufijve të Shqipërisë. Pra në faktin se sa votues me emigrantë do të sillte secili prej kandidatëve nga Greqia. Pikërisht për këtë u dyshua se me urdhër nga lart policia inskenoi kapjen e tij në flagrancë, për blerje votash. Sipas burimeve diplomatike të konfirmuara dje, nga pikat kufitare me Greqinë kanë ardhur afro 3 mijë votues pro Belerit. Dhe kjo ka qene vendimtare në rezultatin përfundimtar.

Pasi u prangos të enjten gjykata e Vlorës vendosi të shtunën ta cilësojë të ligjshëm arrestimin e Alfred Belerit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, i akuzuar nga prokuroria për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Gjykatësja Dorina Stroka po ashtu caktoi për Belerin masën e sigurisë arrest në burg dhe transferoi çështjen për kompetencë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ppak pas vendimit Ministria e Jashtme greke bëri një reagim sipas të cilit me këtë vendim Shqipëria “praktikisht nuk po ndiqte rrugën drejt Bashkimit Europian”. Më herët për çështjen reaguan kryeministri grek dhe ministri i jashtëm.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME