BMW po bashkëpunon me ndërtuesin e anijeve Tyde për të krijuar mjetin ujorë elektrik të quajtur Icon.
Ajo do të debutoj gjatë Festivalit të 76-të të Filmit në Kanë.
Icon ka dy motorë elektrikë me 134 kuajfuqi (100 kilovat) dhe ka gjashtë bateri nga BMë i3 që ofrojnë një kapacitet total prej 240 kilovat-orëshe. Varka udhëton mbi hidrofoila që e heqin anijen nga uji kur është në lëvizje.
Sipas BMW, ky konfigurim redukton kërkesat për energji deri në 80 përqind.
Kjo anije mund të lundrojë me 24 nyje (28 milje në orë) dhe ka një shpejtësi maksimale prej 30 nyjesh (35 mph).
Icon ka një formë afërsisht trekëndore që zvogëlohet nga pjesa e pasme dhe një hundë me majë.
Anija është e gjatë 13,15 metra dhe pjesa e pasme është 4,5 metra e gjerë. Dritaret dominojnë çdo anë, gjë që u jep pasagjerëve një pamje të gjerë nga varka.
Dyert e xhamit në pjesën e pasme lejojnë hyrjen në një zonë sallë pritjeje. Kontrollet e varkës janë gjithashtu aty.
Kapiteni monitoron gjithçka nga një ekran me prekje 32 inç që funksionon me një rezolucion 6K. Ndërfaqja e përdoruesit është e ngjashme me sistemin iDrive të BMW-së. Ai gjithashtu mbështet komandat zanore për marrjen e informacionit të gamës dhe raporteve të motit.
Pasagjerët kanë sedilje rrotulluese 360 gradë, në mënyrë që të shijojnë pamjen e plotë nga dritaret e mëdha. Një sistem info-argëtimi i bazuar në tabletë i lejon ata të kontrollojnë argëtimin.
Ndërsa duket se nuk ka plane për ta prodhuar atë në masë, BMë beson se një varkë si Icon mund të tërheqë blerësit privatë ose klientët komercialë. /Shqip.com