Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLETATOOArtisti i tatuazheve ngjall polemika me shkarravinën 900 euroshe

Artisti i tatuazheve ngjall polemika me shkarravinën 900 euroshe

Një artist gjermane tatuazhesh është kritikuar se i ka zhvatur një klienti qindra dollarë për një tatuazh në shpinë që shumë e kanë krahasuar me një shkarravinë fëminore.

Mykhailo, një artist tatuazhesh 21-vjeçar nga Berlini në Gjermani, kohët e fundit postoi një video në TikTok të një prej projekteve të tij të fundit, një dizajn abstrakt, si shkarravitje, për të cilin klienti i tij dyshohet se pagoi 900 euro (960 dollarë).

Klipi i shkurtër u bë shpejt viral, me afro 2 milionë shikime në momentin e shkrimit dhe qindra komente për cilësinë e veprës artistike.

Tatuazhi përbëhet nga dy forma që i ngjajnë luleve në zhavorr, bërë me nxitim që dalin nga një copë shkarravitje e rrethuar nga dhjetëra vija në dukje të shkëputura. Ndërkohë që disa njerëz e përshkruanin tatuazhin si një vepër arti, të tjerë thanë se nuk do ta kishin vënë atë bojë në trup edhe nëse do t’i paguanin 10,000 dollarë!!!/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME