Pas një sëmundjeje misterioze, Zayn Malik anulon datat në SHBA

Zayn Malik ka anuluar të gjitha datat e turneut të tij në Shtetet e Bashkuara, pas një shtrimi të papritur në spital dhe një sëmundjeje që ende nuk është bërë publike.
Këngëtari, ish-anëtar i One Direction, ndau lajmin me fansat përmes disa postimeve në Instagram më 1 maj, duke i falënderuar për mbështetjen dhe duke dhënë një përditësim mbi gjendjen e tij shëndetësore.
“Kam qenë në shtëpi duke u rikuperuar dhe jam mirë. Do të rikthehem më i fortë se më parë,” shkroi Malik, duke shtuar se është detyruar të rishikojë axhendën e tij për muajt në vijim dhe të reduktojë numrin e koncerteve në kuadër të turneut “Konnakol”.
Megjithëse ka anuluar koncertet në SHBA dhe disa data në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Dublin dhe Birmingham, artisti ka konfirmuar se turneu i tij i parë solo në arena do të nisë më 23 maj në Londër, ndërsa një datë e re është shtuar më 24 maj në Manchester.
Problemet shëndetësore të këngëtarit u bënë publike më 17 prill, në të njëjtën ditë kur ai publikoi albumin e tij të ri, Konnakol. Në atë kohë, Malik ndau një foto nga shtrati i spitalit, duke treguar se ishte ende në proces rikuperimi pas një jave të vështirë.
Ai falënderoi gjithashtu stafin mjekësor, përfshirë mjekët dhe kardiologët, duke i cilësuar si “të jashtëzakonshëm”.
Edhe pse nuk është zbuluar diagnoza e tij, burime pranë këngëtarit kanë bërë të ditur se ai po merr trajtim nga një prej kardiologëve më të mirë në botë dhe ka pezulluar përkohësisht promovimin e albumit, përfshirë paraqitjet televizive dhe takimet me fansat.









