Simptoma që nuk tregojnë vetëm probleme me sytë
Edhe shikimi është i lidhur me atë që hamë. Ajo që hamë mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në atë që shohim.
Sipas ekspertëve të Shkollës Mjekësore të Harvardit, disa vitamina dhe minerale në ushqim mund të kenë një rol në parandalimin e dy problemeve më të zakonshme të shikimit – perdes së syve ose kataraktit dhe degjenerimit makular, një gjendje që shkakton verbëri.
Dhimbja e syve, kruajtjet, sytë e thatë, intoleranca ndaj lenteve të kontaktit, inflamacioni dhe ënjtja e syrit dhe indeve përreth, sytë e gjakosur, shikimi i dyfishtë (diplopia), shikimi i dëmtuar janë simptoma që jo vetëm tregojnë probleme me sytë, por mund të tregojnë edhe shumë probleme të tjera shëndetësore në organizëm.
Gjëndra tiroide është një gjëndër e vogël në formë fluture që ndodhet poshtë në pjesën e përparme të qafës dhe është përgjegjëse për rregullimin e metabolizmit në trup. Gjëndra tiroide prodhon hormonet T3 triiodothyronine dhe T4 thyroxine.
Një ndryshim në funksionin e gjëndrës tiroide manifestohet me simptoma që nuk lidhen vetëm me qafën, por me të gjithë trupin.
Jodi është blloku themelor i ndërtimit të hormoneve tiroide dhe ndikon në shumicën e proceseve metabolike në trup. Është e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal të të gjitha qelizave dhe indeve.
Kur nuk ka mjaftueshëm jod në dispozicion, nuk prodhohet mjaftueshëm hormon tiroide dhe i gjithë organizmi nuk funksionon.
Trupi i njeriut nuk mund të ruajë jodin, ndaj është e nevojshme të konsumohet çdo ditë. Burimet më të mira të jodit janë algat dhe peshqit e detit.