Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAGjendet i vdekur në burg ish-agjenti i FBI që mori para nga...

Gjendet i vdekur në burg ish-agjenti i FBI që mori para nga rusët

Robert Hanssen, 79 vjeç, një ish-agjent i FBI-së, i cili pranoi se kishte spiunuar për Moskën, është gjetur i vdekur në burg. Ai u gjet në gjendje të rëndë në burg të sigurisë maksimale në Kolorado, të hënën në mëngjes. Hanssen, i dënuar në vitin 2002 me burgim të përjetshëm për spiunazh kishte marrë më shumë se 1.4 milionë dollarë në cash, diamante dhe para të paguara në llogaritë e tij nga rusët.

Ai jetonte në atë kohë në një shtëpi modeste me 4 dhoma gjumi në periferi të Virxhinias me gruan dhe 6 fëmijët e tij. Hanssen u bë oficer i FBI-së më 12 janar 1976, por tani njihet si spiuni më i dëmshëm në historinë e byrosë. Për shkak të rolit të tij, ai kishte akses në informacione të klasifikuara dhe në vitin 1985 filloi aktivitetin e tij kriminal duke dërguar informacion në Rusi dhe ish-Bashkimin Sovjetik.

Ai përdorte pseudonimin “Ramon Garcia” kur korrespondonte me ta. Sipas faqes së internetit të FBI-së, ai “kompromentoi burime të shumta njerëzore, teknika kundërzbulimi, hetime, dhjetëra dokumente të klasifikuara të qeverisë amerikane dhe operacione teknike me rëndësi dhe vlerë të jashtëzakonshme”. Ndërsa kishte disa dyshime rreth aktiviteteve të tij të pazakonta herë pas here, ai nuk u kap për vite të tëra. Vetëm pasi spiuni Aldrich Hazen Ames u arrestua nga FBI në 1994, byroja kuptoi se informacioni i klasifikuar po vijonte të dilte, gjë që nxiti hetimin ndaj Hanssen.

Ai kishte planifikuar të tërhiqej së shpejti, por FBI veproi shpejt në një përpjekje për ta kapur atë “në flagrancë”. “Ajo që ne donim të bënim ishte të merrnim prova të mjaftueshme për ta dënuar atë dhe qëllimi përfundimtar ishte ta kapnim në flagrancë” – tha Debra Evans Smith, ish-zëvendës ndihmës drejtoreshë e Divizionit të Kundërzbulimit. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME