Një nga problemet me të cilat përballen shpesh njerëzit është pagjumësia dhe madje në një masë të tillë që ua prish jetën e përditshme.
Konkretisht, një në katër të rritur vuan nga pagjumësia, ndërsa një në pesë nuk mund të flejë më shumë se 5 orë çdo natë. Sipas ekspertëve kur nuk mund të flemë, kjo është për shkak të niveleve të ulëta të serotoninës e cila shkakton qetësi dhe na bën të përgjumur.
Megjithatë, sipas hulumtimeve të reja nga Universiteti i Roçesterit, në Nju Jork, ekzistojnë ushqime të ndryshme dhe konkretisht një frut që mund të ndihmojë në luftimin e pagjumësisë. Gjatë studimit, studiuesit u dhanë vullnetarëve ose një gotë lëng qershie pa sheqer të shtuar ose lëngje të tjera.
Përfundimisht ata zbuluan se lëngu i qershisë rriti, mesatarisht, kohëzgjatjen e gjumit me 17 minuta, ndërsa vullnetarë të tjerë flinin disa orë më shumë. Efekti i dobishëm i lëngut të qershisë është ndoshta për shkak të përmbajtjes së lartë të melatoninës, gjegjësisht hormonit që rregullon ciklin gjumë-zgjim te njerëzit dhe gjitarët e tjerë.