Kolegji Zgjedhor ka vendosur përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë, duke pranuar në këtë mënyrë kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili ka kërkuar edhe pavlefshmëri të kutive të burgut.
Po ashtu KAS rihapi kutinë e burgut ku kishte pretendime, por rezultati nuk ndryshoi, diferenca mes kandidatëve u ngushtua, me 21 nga 30 vota.
Kujtojmë se pas rivlerësimit të votave të vlefshme dhe të pavlefshme, Edison Memollaj grumbulloi 5129 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha 5108 vota.