Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIBulmeti në Shqipëri11.7% më shtrenjtë semesatarja europiane

Bulmeti në Shqipëri
11.7% më shtrenjtë se
mesatarja europiane

Shqipëria èshtë vendi më
bujqësor i Europës, pēr shkak të
madhësisë së sektorit në
ekonomi (rreth 20% e PBB-së me
2021) dhe kontributit ně
punësim, por nga ana tjetër ka
ndër çmimet më të larta të
bulmetit në Europë.

Në vitin 2022 vendi ynë u rendit
ndër vendet europiane me çmimin
më tē lartë të produkteve te
bulmetit dhe të vezēve në nje
publikim i fundit i Eurostat mbi të
dhënat e konsumit pēr frymë ně
vendet e BE-së dhe ato kandidate
me 2022

Cmimet e bulmetit dhe vezëve ne
Shqipëri ishin sa 111.7 për qind e
mesatares se vendeve të Bashkimit
Europian ose e thëne ndryshe něse
1 kilogram nga kēto produkte në BE
kushton mesatarisht 100 lekë nē
Shqipēri kushtoi 111.7 lekë me
2022.

Shqipëria u rendit në mesin e 14
vendeve europiane me çmimin me
të lartë të bulmetit vitin e kaluar
Tre vitet e fundit në shumë vende
të Europës çmimet shënuan rënie
në krahasim me mesataren e BE-së,
por në Shqipēri kishte rritje.

Me 2020 çmimi i bulmetit dhe
vezěve në vendin tonë ishte sa 105
% e mesatares se BE-së, por në dy
vitet e mëvonshme u rrit edhe me
6.8 pikë pērqindje.
Të dhëna të detajuara nga Eurostat
tregojnë në se në vitin 2022 çmimet
më të lira për bulmetin dhe vezët
në raport me mesataren e BE-së
ishin në Poloni me 75%, mě tejně
vend të dytë ishte Magedonia e
Veriut me 82.2%, Bosnja, 90.1%,
Franca me 90.3 Turqia me 94.7%.
Edhe Italia (108.7%), Spanja (102),
Gjermania (102%) e kanë bulmetin
më lirë se ně Shqipěri

Nē krahun tjetër Islanda një shtet i
vogël ishullor në Veri të Europës ku
në pjesēn më të madhe të vitit ka
dëborë çmimet e bulmetit janë sa
167.2% të BE-së, me tej vjen
Norvegjia me 151.6%, Zvicra me
148.8%, Greqia me 139.8%, Malta
131% etj.

Si rrjedhojë e çmimeve të larta
shpenzimet për frymë të
shqiptarẽve pēr konsumine
bulmetit dhe vezēve u rriten
ndjeshëm në vitin 2022 duke
arritur në 324 euro për banorë në
vit.

Nga viti 2019 ně vitin 2022
shpenzimet e shqiptareve për
bulmet dhe vezë u rriten me 30.6%
sipas të dhěnave të Eurostat
Shpenzimet mē tě ulěta pēr frymě
për bylmet i kanë irlandezët,
serbët, bullgarët dhe polakët me
më pak se 200-232 euro në vit pēr
frymě

Bulmeti dhe vezēt janë produkt
kryesor i shportës së mallrave me
rendēsi të lartë në procesin
ushqyerjes të rekomanduara për
konsum të përditshëm në të gjithë
grup-moshat nga Organizata
Botērorë e Shëndetēsie
Çmimet e larta të kẽtyre
produkteve përveçse rendojnë
kostot e jetesës rrezikojnë
seriozisht shěndetin e popullatës që
nuk mund të pěrballojē
financiarisht blerjen e pērditshme
të tyre.

Industria vendase e pērpunimit të
qumēshtit po vuan rritjen e kostove
dhe rënien e numrit të bagẽtive,
çka ka ndikuar në rritjen e
çmimeve, duke e bërë atē jo
konkurruese dhe duke favorizuar
importet./Monitor

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME