Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEThyhet rekordi botëror/ 103 vjeçaria suesdeze hidhet me parashutë

Thyhet rekordi botëror/ 103 vjeçaria suesdeze hidhet me parashutë

Një grua suedeze 103-vjeçare e quajtur Rut Larrson është bërë personi më i vjetër në botë që ka bërë një hedhje me parashutë.

Zonja e guximshme u hodh nga një aeroplan së bashku me parashutistin Joackim Johansson në qytetin suedez Motala.

Duke folur për mediat lokale pas kërcimit, Larrson tha:

Ishte e mrekullueshme ta bëja këtë, kam menduar për të për një kohë të gjatë.”

Miqtë dhe familja e saj e brohoritën nga fusha ajrore poshtë, ndërkohë 103-vjeçarja zbriti pa probleme.

Në ditët e sotme nuk shoh aq mirë, por u ndjeva mirë,” tha ajo kur u pyet se çfarë pa gjatë hedhjes.

Në kohën që 103-vjeçarja suedeze realizoi hedhjen me parashutë i pranishëm ishte dhe një zyrtar nga Libri i Rekordeve Botërore “Guinness”

Larrson,103-vjeçe e 259 ditë, theu rekordin e mëparshëm për personin më të vjetër që u hodh me parashutë, rekordin e fundit e mbajti një grua që ishte 103 vjeç e 181 ditë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME