Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDyshimet/ Pse u ekzekutuan babë e bir në Dukagjin

Dyshimet/ Pse u ekzekutuan babë e bir në Dukagjin

Detaje të reja janë publikuar nga ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën pasditen e kësaj të enjteje ku babë e bir, 57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij 31-vjeçar Eduarti nga fshati Bruçaj i njësisë Pult të Dukagjinit u ekzekutuan në pritë. Ata kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur në fshatin Bruçaj pasi vetë jetonin në Shkodër.

Mesa duket autorët kishin vepruar sipas një plani të mirëmenduar dhe me djegien e banesës u kishin ngritur kurth viktimave. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes ndërsa në Shkodër u vunë re patrulla në pikat hyrëse dhe dalëse.

Gjokë Gurra ka qenë angazhuar si polic i ruajtjes së objekteve. Ora News raporton nga burime të saj se deri në këto momente dyshohet se shkak është bërë kultivimi i drogës. Zona e Pultit në Dukagjin konsiderohet si zonë e kuqe e kultivimit të drogës. Gurra dhe djali i tij nuk kanë pasur rekorde kriminale dhe as gjakmarrje.

Sipas të njëjtave burime deri në këto momente një person është shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e rëndë. Banesa e viktimave ishte djegur vetëm një natë më parë nga persona të paidentifikuar, me sa duket në një krim të planifikuar më herë me detaje. Ata janë qëlluar me armë zjarri dhe kanë vdekur në vend. I riu ishte baba i dy vajzave

Vrasje e dyfishtë në Dukagjin. Babë e bir, Gjok Gurra dhe Eduart Gurra janë vrarë në fshatin Bruçaj. Disa persona u kishin djegur shtëpinë natën e kaluar dhe dy viktimat kishin shkuar për të parë shtëpinë e djegur kur janë ekzekutuar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME