Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAmbasadorja e BE-së, Hohmann largohet nga Tirana pa mbushur vitin

Ambasadorja e BE-së, Hohmann largohet nga Tirana pa mbushur vitin

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, do të largohet nga vendi ynë në përfundim të vitit të parë të punës si përfaqësuese e Brukselit në Tiranë.

A2 CNN ka mësuar se në fund të muajit korrik, ajo do të largohet nga detyra që mban aktualisht, të cilën e nisi gushtin e vitit të kaluar.


Burimet bëjnë të ditur se Christiane Hofmann do të shkojë ambasadore e Gjermanisë në Irak, duke dalë nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar.

A2CNN kontaktoi me zyrën e shtypit të delegacionit të Bashkimit Evropian që konfirmoi se:

“Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë”.

Ende nuk dihet kush do të jetë zëvendësues i Hohmann në Tiranë, çka pritet të mësohet vjeshtën e ardhshme.

Para se të niste detyrën në Shqipëri, në gusht 2022, Christiane Hohmann ishte ambasadore e Gjermanisë në Estoni.

Më parë, ajo ka shërbyer si ambasadore e Berlinit në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 2016-2019.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME