Cristiano Ronaldo ka një trajner të ri. Luis Castro, bashkatdhetari i CR7, ka pranuar ofertën e Al-Nassr dhe do të largohet nga pankina e Botafogos për t’u transferuar në Arabi.
Nuk është hera e parë për Castron që drejton në Arabi, duke pasur parasysh se në sezonin 2021/22 ka drejtuar Al-Duhail.
Ish-trajneri i Portos dhe Shakhtar Donetskut ishte larguar në mars të vitit 2022 nga Al-Duhail, për të marrë Botafogon, që mban vendin e parë në elitën e futbollit brazilian me 10 fitore dhe vetëm dy humbje.
Ka të ngjarë që kombësia portugeze të ketë ndikuar në zgjedhjen e Castros, ndoshta për të shfrytëzuar edhe më mirë Cristiano Ronaldon dhe për të fituar diçka pasi sezoni i parë në Arabi u mbyll pa tituj
.