Tuesday, May 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAVdekje misterioze në Moskë/ Zv/Presidentja e një banke ruse bie nga dritarja

Vdekje misterioze në Moskë/ Zv/Presidentja e një banke ruse bie nga dritarja

Nënkryetarja e Loko-Bank, Kristina Baikova (28) vdiq, pasi dyshohet se ra nga dritarja e një apartamenti në bulevardin Khodynsky në qendër të Moskës.

‘Aksidenti’ ka ndodhur më 23 qershor, por mediat ruse sapo kanë publikuar këtë informacion. Kristina ishte me një shok në banesën e saj në Moskë, kur u rrëzua nga dritarja. Ajo u shpall e vdekur në vendngjarje, transmeton Telegrafi.

Kristina ndodhej në banesën e saj në katin e njëmbëdhjetë me shokun e saj, 34-vjeçarin Andrej. Ai tha se Kristina e ftoi për një pije para se ajo të binte nga dritarja.

Kjo është vetëm një nga një seri vdekjesh misterioze që kanë ndodhur në Rusi që nga fillimi i agresionit kundër Ukrainës.

Vitin e kaluar, manjati i naftës Ravil Maganov vdiq pasi “ra nga dritarja e spitalit”.

64-vjeçari ishte kryetar i bordit të gjigantit rus të naftës Lukoil, një kompani që kritikoi hapur pushtimin e Putinit në Ukrainë.

Ai vdiq pasi u rrëzua nga dritarja e katit të gjashtë të Spitalit Klinik Qendror në Moskë në shtator 2022.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME