Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama: Nga 3 korriku mbyllen sportelet e Kadastrës, shërbimet online

Rama: Nga 3 korriku mbyllen sportelet e Kadastrës, shërbimet online

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se prej datës 3 korrik, shërbimet e Kadastrës do të jepen oline, përmes e-albania.

Deklarata e Ramës u bë gjatë prezantimit të reformës së Kadastrës.

“ Nga e hëna e 3 korrikut, kadastra do jetë makineri digjitale. Punonjësit aty brenda një pjesë e të cilëve kanë kërkuar të largohen se nuk kanë mundësi të bëjnë gjë tjetër se punën e kanë vetëm para kompjuterit, nuk kanë gjë në dorë. Nga e hëna 3 korrik punonjësi i kadastrës në Shkodër do ketë para në kompjuter si t’ja nxjerrë algoritmi rastin e një prone në Delvinë. Qytetarëve u bëj thirrje të mos shkojnë më në Kadastër se nuk i pret më askush. Kadastra është një dritare përmes e-Albania. Aty bëhen aplikimet, aty merren përgjigjiet, aty vjen dokumenti me nënshkrimin elektronik i patjetërsueshëm”- u shpreh Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME